Sociale

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e të nxehtit/ Temperatura përvëluese edhe për javën e ardhshme

Shkruar nga Liberale

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e të nxehtit/ Temperatura

Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente në vendin tonë edhe në vazhdim. Moti për javën që vjen, pritet të jetë me temperatura edhe më të larta se kjo javë që po mbyllim.

Për javën që presim vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale).

Për ditët e hënë, e martë, e mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e të nxehtit/ Temperatura

Për ditët e mërkurë, e enjte, e premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore - malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH