Sociale

Shqipëria nderohet me Medaljen e Argjendtë në Londër si një nga vendet më të dëshiruara për t'u vizituar

Shkruar nga Liberale

Shqipëria nderohet me Medaljen e Argjendtë në Londër si

Shqipëria është nderuar me Medaljen e Argjendtë në Londër, si një nga vendet më tërheqëse për t'u vizituar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama thekson se me bukuritë natyrore dhe ato kulturore vendi ynë po bëhet tepër i njohur.

“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku Shqipëria Turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama në Facebook.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH