Ekspertët theksojnë se nëse përfundon vaktet (mëngjes, drekë ose darkë) për më pak se 20–30 minuta, po ha shumë shpejt. Kjo mund të çojë në probleme si mbingopja, fryrja, tretje e dobët, madje edhe rrezik më të lartë për obezitet.
Pse është problem të hash shpejt?
Duhet rreth 20 minuta që stomaku të njoftojë trurin për ngopjen. Nëse ha me nxitim, ka gjasa të hash më shumë se ç’duhet.
Gëlltitja e ajrit mund të shkaktojë fryrje dhe të ndihesh i rënduar.
Nëse nuk përtypet mirë ushqimi, tretja vështirësohet dhe trupi nuk përfiton të gjitha lëndët ushqyese.
Çfarë mund të bësh për të ngadalësuar të ngrënin?
Largohu nga shpërqendrimet – fik televizorin dhe lëre telefonin mënjanë.
Fokusohu te ushqimi – shijoje shijen dhe teksturën, kjo të ndihmon të ngopesh me më pak.
Ndrysho mënyrën e të ngrënit:
Përdor dorën që nuk e përdor zakonisht.
Përdor takëme të pazakonta, si shkopinj kinezë.
Përtyp më shumë – kjo jo vetëm ngadalëson të ngrënin, por edhe përmirëson tretjen.
Zgjidh ushqime më të forta – si perime apo proteina, që kërkojnë më shumë përtypje dhe nuk hahen aq shpejt sa ushqimet e përpunuara.