Sociale

SHIFRAT ZYRTARE/ Në prill u rritën më shumë daljet sesa hyrjet në Shqipëri, ja për çfarë qëllimi vijnë të huajt  

Shkruar nga Liberale

SHIFRAT ZYRTARE/ Në prill u rritën më shumë daljet sesa

Gjatë muajit Prill 2024, sipas të dhënave të Instat, Instituti i Statistikave, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar 1.403.480 shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 20,8 %, krahasuar me Prill 2023.

Sakaq, 1.402.260 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i republikës së Shqipërisë, një shifër gati e njëjtë. Por nëse e krahasojmë me një vit më parë, daljet nga territori i Republikës gjatë muajit prill kanë shënuar një rritje me 22,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHIFRAT ZYRTARE/ Në prill u rritën më shumë daljet sesa

Në Prill 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 609.351, duke pësuar një rritje me 11,3 %, krahasuar me Prill 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 794.129. Ky numër është rritur me 29,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në muajin Prill 2024, 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 8.8 %, krahasuar me Prill 2023. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2024, janë 789.064. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 35,2 %.

Në Prill 2024, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 753.973 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 16.699 dhe 5.301 shtetas.

Në Prill 2024, krahasuar me Prill 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë:

• rritje, për qëllime personale me 28,8 %;

• rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 30,6 %;

• rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,4 %.

SHIFRAT ZYRTARE/ Në prill u rritën më shumë daljet sesa

SHIFRAT ZYRTARE/ Në prill u rritën më shumë daljet sesa

SHIFRAT ZYRTARE/ Në prill u rritën më shumë daljet sesa

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH