Sociale

SHIFRA E DITËS: Ja cilat janë 5 gjuhët e huaja që mësohen më së shumti, në shkollat e mesme të Europës

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Ja cilat janë 5 gjuhët e huaja që

Thuhet se shqiptarët janë të apasionuar pas gjuhëve të huaja. Në fakt, lidhja e afërt kulturore me dy vendeve fqinje të BE-së, emigrimi, si dhe televizioni bëri që pas ’90 shumë shqiptarë të flisnin masivisht italishten dhe greqishten.

Por janë tjetër gjë politikat arsimore që ndiqen në mësimin e gjuhëve të huaja. Në thuajse të gjitha shkollat e mesme të vendit tonë sot mësohet anglisht, ndërkohë që ka edhe shkolla që në korrikulat e tyre përdorin një gjuhë të dytë të huaj, me detyrim ose si lëndë me zgjedhje.

Në të dhënat e fundit të publikuara nga EUROSTAT, Instituti Europian i Statistikave, mungojnë statistikat për vendin tonë. Por nga të dhënat e vendeve anëtare del numri i nxënësve të shkollave të mesme që mësojnë gjuhë të huaja si dhe gjuhët e huaja më të preferuara në kontinent.   

 SHIFRA E DITËS: Ja cilat janë 5 gjuhët e huaja që

Në vitin 2022, sipas të dhënave të fundit të Eurostat, 60.8% e nxënësve në arsimin e mesëm të përgjithshëm në të gjithë BE-në studionin 2 ose më shumë gjuhë të huaja si lëndë të detyrueshme në shkollë, ose si opsione të detyrueshme të kurrikulës, duek shënuar një rënie vetëm 0.2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021 (61.0%). Në arsimin e mesëm profesional , kjo përqindje ishte 33.8%, duke shënuar një rënie prej 1.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021 (34.9%).

Në 9 vende të BE-së, më shumë se 90% e nxënësve të arsimit të mesëm rezulton se kanë studiuar 2 ose më shumë gjuhë të huaja. Ky është rasti për pothuajse të gjithë nxënësit në arsimin e mesëm të përgjithshëm në Francë (99.7%), Rumani dhe Sllovaki (të dyja këto vende me nga 98.9%) dhe Çeki (98.8%).

Por në Portugalia (7.5%), Irlandë (9.4%) dhe Italië (24%) shënuan përqindjet më të ulëta të gjimnazistëve që studiojnë 2 ose më shumë gjuhë të huaja.

Nxënësit e shkollave të mesme që studiojnë dy ose më shumë gjuhë të huaja në BE, sipas të dhënave të vitit të fundit, 2022,  kur bëhet fjalë për arsimin e mesëm të lartë profesional, Rumania ishte i vetmi vend ku pothuajse të gjithë nxënësit (97.1%) studionin 2 ose më shumë gjuhë të huaja në vitin 2022, e ndjekur nga Finlanda (86.1%), Polonia (75.9%) dhe Luksemburgu (75.5%) ).

Përqindjet më të ulëta të atyre që studiojnë 2 ose më shumë gjuhë të huaja u vunë re te nxënësit e shkollave të mesme të arsimit profesional në Maltë (0.0%), Spanjë (0.2%) dhe Gjermani dhe Greqi (0.8% secila).

Në vitin 2022, anglishtja ishte gjuha e huaj më e studiuar në arsimin e përgjithshëm dhe profesional në shkollat e mesme të BE, me përkatësisht 96.3% dhe 76.3% të nxënësve që e mësonin atë.

Për sa i përket arsimit të përgjithshëm, spanjishtja renditet e dyta (27.1%), e ndjekur nga frëngjishtja (21.9%), gjermanishtja (21.4%) dhe italishtja (3.2%). Për më tepër, rusishtja ishte gjuha jashtë BE-së që më së shumti studiohej në vendet e Bashkimit Euuroian (2.7%).

Në arsimin profesional, gjuha gjermane u rendit e dyta (17.2%), e ndjekur nga frëngjishtja (15.2%), spanjishtja (6.8%) dhe rusishtja (2.2%).  

SHIFRA E DITËS: Ja cilat janë 5 gjuhët e huaja që

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH