Sociale

SHIFRA E DITËS: "Helenizimi" i Shqipërisë, 46,2 për qind e shqiptarëve të lindur jashtë 'i përkasin' Greqisë    

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: "Helenizimi" i Shqipërisë, 46,2

Aranit Muraçi

Të dhënat e Censit të fundit tregojnë ndikimin e emigracionit gjatë viteve të fundit, në "tjetërsimin" e shtetësisë shqiptare. Kështu, Greqia ka gati gjysmën e popullsisë shqiptare që ka lindur jashtë. Gjirokastra, qarku më i afërt dhe i lidhur me vendin fqinj, ka edhe numrin më të lartë të qytetarëve shqiptare të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri.     

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 për qind) banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 për qind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 për qind ndaj popullsisë gjithsej. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 për qind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

SHIFRA E DITËS: "Helenizimi" i Shqipërisë, 46,2

Nga popullsia banuese në Shqipëri, 99,4 për qind kanë shtetësi Shqiptare, ndërkohë pjesa tjetër prej 0,6 për qind përbëhet nga individë me shtetësi të huaj ose pa shtetësi. Në ndryshim nga popullsia me shtetësi Shqiptare, në popullsinë me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi vihet re një përqindje më e lartë e meshkujve (54,5 për qind, kundrejt 45,5 për qind), me një raport gjinor prej 120, pra 120 meshkuj për 100 femra me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi. Kjo popullsi është më e përqendruar në grupmoshat e reja, përkatësisht 15-39 vjeç (34,9 për qind, krahasuar me 30,6 për qind të popullsisë me shtetësi Shqiptare) dhe më pak në popullsinë mbi 65 vjeç e lart (12,8 për qind, krahasuar me 19,7 për qind të popullsisë me shtetësi Shqiptare).

Vendi i lindjes është një tregues i rëndësishëm që dallon individët e lindur në Shqipëri (vendas) me individët e lindur jashtë vendit, por që banojnë në Shqipëri. Është e rëndësishme të theksohet, që vendi i lindjes nuk duhet të njehësohet me shtetësinë. Shumë banorë shqiptarë kanë lindur jashtë, dhe anasjelltas, shumë të huaj kanë lindur në Shqipëri.

Sipas Censit të vitit 2023, 98,3 për qind e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7 për qind janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2 përqind) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6 përqind në Itali. Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8 përqind. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë mbi mesataren (1,7).

SHIFRA E DITËS: "Helenizimi" i Shqipërisë, 46,2

Sipas Censit 2023, analiza e popullsisë nxori të dhëna të tjera interesante. 54,9 përqind e popullsisë rezulton i/e martuar, 36,6 për qind janë ende beqar, 7,0 për qind kanë status “I/e ve” dhe 1,4 përqind e divorcuar ose e ndarë.

Deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë. Pas moshës 30 deri në 85 vjeç, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88 për qind në grupmoshën 45-64 vjeç. Pas moshës 65 vjeç e lart, përqindja e individëve të ve, ka një rritje të konsiderueshme.

Nga analiza e statusit martesor sipas gjinisë, vihet re se shumica e popullsisë në vendin tonë së ve janë femra (82,3 përqind), për shkak të jetëgjatësisë më të lartë dhe diferencës së moshës midis bashkëshortëve. Gjithashtu, referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë, femrat zënë 58,9 për qind, ndërsa në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqare), 55,7 përqind janë meshkuj, përqindje kjo më e lartë dhe për shkak të moshës më të vonshme mesatare të martesës së tyre. Një barazi gjinore mund të vërehet për popullsinë e martuar. Megjithatë, nga analizimi i shpërndarjes gjinore dhe moshore të popullsisë së martuar, vihet re një përqindje më e lartë e femrave në grupmoshat më të reja, për shkak të moshës më të hershme të martesës së tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH