Sociale

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin 2023, shkaqet kryesore për humbjen e jetëve në vendin tonë   

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin

Vijon rënia e numrit të vdekjeve, pas kulmit gjatë viteve të2 pandemisë. Të dhënat e INSTAT, tregojnë se numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2023, është 21.286, ose 11,3 % vdekje më pak, krahasuar me vitin e kaluar. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, 96,6 % e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin

Shifrat e fundit vijnë në një kohë kur shumë qyetarë janë indinjuar me skandalin që shpërtheu te Onkologjiku, aty ku pacientët kanë më pak shanse mbiejtese. Sipas të dhënave zyrtare të Instat, Instituti i Statist8ikave, vdekjet nga grup-sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” zënë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara me 51,7 %, duke vazhduar të jetë shkaku kryesor i vdekjeve. Krahasuar me vitin paraardhës, vdekjet nga kjo grup-sëmundje kanë shënuar rënie me 15,9 %. “Sëmundjet kronike të zemrës” (37,4 %), “Sëmundjet ishemike të zemrës” (24,4 %) dhe “Sëmundjet e enëve të trurit” (24,2 %) zënë peshën më të madhe të vdekjeve në grup-sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”.

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin

Grup-sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me peshën më të lartë të vdekjeve (20,9 %). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 8,6 % më pak humbje jete. Vdekje nga pleqëria përbën 73,7 % të vdekjeve për këtë grupsëmundje.

Grup-sëmundja “Tumoret” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 15,7 % të vdekjeve gjithsej. Krahasuar me vitin 2022, janë regjistruar 3,2 % më shumë humbje jete.

Sëmundjet “Tumor malinj i aparatit të tretjes” (38,0 %), “Tumor malinj i aparatit të frymëmarrjes” (22,2 %) dhe “Tumor malinj i organeve urogjenitale” (13,8 %) përbëjnë peshën më të madhe të vdekjeve në këtë grupsëmundje.

Krahasuar me vitin 2022, vdekjet nga grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes” zënë peshën kryesore në rënien gjithsej të vdekjeve të regjistruara gjatë vitit 2023.

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin

Vdekshmëria sipas gjinisë

Nga 21.286 të vdekur gjithsej, 53,8 % janë meshkuj dhe 46,2 % janë femra. Si te femrat dhe te meshkujt, grup-sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” përbën shkakun kryesor të humbjeve të jetës, përkatësisht 53,6 % femra dhe 50,0 % meshkuj. Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” përbën shkakun e dytë kryesor të vdekjeve për të dyja gjinitë, ku përqindja e vdekjeve te femrat është më e lartë se te meshkujt, 24,3 % me 18,0 %. Grupsëmundja e tretë vijon me “Tumoret”, me përqindjen më të lartë të vdekjeve te meshkujt (18,0 %) krahasuar me femrat (12,9 %).

Në vitin 2023, janë regjistruar 144 vdekje foshnjore, 52,1 % janë neonatal i hershëm (0-6 ditësh), 18,0 % neonatal i vonshëm (7 -27 ditësh) dhe 29,9 % janë postneonatal (28-365 ditësh). Norma e vdekshmërisë foshnjore është 6,1 për 1.000 lindje të gjalla, përkundrejt 6,5 në vitin 2022. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 49,3 %, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 20,1 % dhe “Anomali të bashkëlindura” me 9,7 % të vdekjeve të regjistruara.

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin

Vdekshmëria sipas grup-moshës

Për grup-moshën 0-19 vjeç, pesha më e madhe e humbjeve të jetës lidhet me grupsëmundjet “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” (29,5 %) dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (20,3 %). “Dëmtime traumatike dhe helmime” (32,4 %) dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (27,0 %) përbëjnë grupet me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara për grup-moshën 20-44 vjeç. Për grupmoshat 45-64, 65-79 dhe 80+ vjeç, grupi kryesor mbetet “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”.  Analizuar sipas shkakut të vdekjeve, në grupsëmundjen “Tumoret”, përafërsisht gjysma e humbjeve të jetës i përket grup-moshës 65-79 vjeç (49,6 %). Në grupsëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, 51,3 % e humbjeve të jetës i përket grup-moshës mbi 80 vjeç. “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” përbën shkakun kryesor të vdekjeve për grup-moshën mbi 80 vjeç (75,3%). Ndërkohë, në grupsëmundjen “Dëmtime traumatike dhe helmime”, 31,3 % e humbjeve të jetës i përket grup-moshës 45-64 vjeç. Në vitin 2023, në secilin qark, numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” ndjekur nga “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” dhe “Tumoret”. /Liberale.al/

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin

SHIFRA E DITËS/ Bie me 11 për qind numri i vdekjeve për vitin

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH