Sociale

Sa respektohet LIGJI/ Trondit gazetarja: Arben Ahmetaj ishte i martuar, kur erdhi në gjyq me bashkëjetuesen shtatzënë

Shkruar nga Liberale
Sa respektohet LIGJI/ Trondit gazetarja: Arben Ahmetaj ishte i martuar, kur

 

Ndonëse poligamia është e ndaluar ligjërisht, ka plot raste të bëra edhe publike por askush nuk i ndalon, thotë gazetarja Glidona Daci.

Gazetarja Daci dha detaje të tjera tronditëse mbrëmjen e djeshme në “Top Story” gjatë diskutimit për abuzimin që 42-vjeçari Dervish Hasa bëri ndaj një 16-vjeçareje.

Daci u shpreh se mjeku e ka detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie në grup, me persona të tjerë.
Gjithçka ka nisur pasi prindërit e të miturës dyshonin se vajza e tyre po indoktrinohej. Më pas ata kanë negociuar për të marrë situatën nën kontroll dhe të shkëpusin 16-vjeçaren nga mjeku.

“Unë di raste kur një grua ka pranuar që bashkëshorti të marrë për grua edhe motrën e saj, sepse është dashuruar me të dyja. Raste të tjera kur bashkëshortja nuk ka pasur shtëpi dhe ka pranuar që i shoqi të martohet me një grua tjetër për të pasur fëmijë dhe kanë qëndruar të dyja gratë në të njëjtën banesë. Janë raste jo larg kryeqytetit, janë në periferi”.

Daci u ndal dhe te rasti i ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Sipas saj, Ahmetaj ishte i martuar ligjërisht kur bashkëjetonte me një tjetër partnere, e cila priste fëmijë.

“Kur ka nisur procesi i divorcit në gjykatën civile, bashkëjetuesja e tij ishte shtatzënë, ndërkohë që ligjërisht ishte i martuar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH