Sociale

Rreziqet që sjell kolesteroli i ulët tek shëndeti i grave, ja kujdesi që ju duhet

Shkruar nga Liberale

Rreziqet që sjell kolesteroli i ulët tek shëndeti i grave, ja

Kolesteroli i Ulët dhe Shëndeti i Trurit

Megjithëse nuk është një gjendje shumë e përhapur, hemorragjia cerebrale konsiderohet si ndër më të rrezikshmet për shëndetin.

Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Neurologjisë në vitin 2019, sa me të ulëta të jenë nivelet e yndyrës në trup aq më shumë ky rrezik shtohet.

Studimi përfshiu 27,937 gra nga mosha 45 vjeç e sipër të cilat kishin nivele normale të kolesterolit në gjak.

Përgjatë viteve dhe kontrolleve të vazhdueshme, u vu re se disa prej tyre u goditën nga hemoragjia cerebrale apo ishemia.

Kjo ndodhi me 137 prej tyre të cilat kishin nivele shumë më të ulëta se normalja të yndyrës në gjak.

Ndërsa për ato të cilat u prekën nga kolesteroli i lartë simptomat dhe rreziqet nuk lidhesh më me trurin, por me zemrën.

Rreziqet nga këto sëmundje mund të shtohen edhe më shumë, për gratë të cilat nuk kanë një stil të shëndtshëm jetese apo konsumojnë shumë duhan.

Çfarë Këshillojnë Mjekët

Dukë qenë se sëmundje të tilla që prekin trurin janë më të shpeshta tek gratë mjekët këshillojnë kontrollin e vazhdueshëm.

Bëni analiza gjaku të paktën dy herë në vit dhe masni nivelet e yndyrës në gjakun tuaj.

Kryesisht pas të 50-tave dhe pas menopauzës mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut dhe jetesa e shëndetshme janë thelbësore.

Mos konsumoni yndyrna të pashëndetshme, por vetëm ato natyralet nga vaji i ullirit apo mishi disa herë në javë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH