Sociale

Rikthehet mesatarja për studentët e degëve prioritare, me notën mbi 8 merr 40 mijë lekë mbështetje financiare

Shkruar nga Liberale

Rikthehet mesatarja për studentët e degëve prioritare, me

Ndryshon VKM për degët prioritare.
Të gjithë studentët që do të zgjedhin një nga degët prioritare në 5 fushat e studimit, për të mbajtur mbështetjen e plotë financiare prej 40 mijë lekësh duhet që në vitet në vijim të kenë një mesatare të studimit mbi 8. Edhe pse kjo mund të nxisë debat pasi mungon standardi i vlerësimit, që do të thotë se përfituesit do të varen nga dëshira e pedagogëve.

Vitin që shkoi 210 studentë nga programet prioritare dhe 90 studentë ekselencë përfituan mbështetje financiare prej 40 mijë lekësh në muaj.

“Lidhet me mënyrën se si Ministria kërkon t’i vë theksin cilësisë së arsimit. Do të thotë që studenti që futet në vitin e parë në programet prioritare do të ketë mbështetje financiare bursë të plotë e barabartë me pagën minimale, për të vijuar me vitet e tjera. Janë futur disa kritere që janë të bëjnë e arritjen akademike të studentit, nëse studenti do të ketë mesatare mbi 8 do të marrë 100 % pagën minimale, nëse arritjet akademike arrijnë nga 6.5-8 do marrë 60 % të bursës dhe me mesatare deri 6.5 do marrë 30 % të bursës për të patur studentët cilësor për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës. Kriteri 6.5 është kriter për t’u futur në institucionet e arsimit të lartë”, thotë Mirela Cami, Drejtoreshë e Përgjithshme në MAS.

Po ashtu në VKM për degët prioritare përcaktohet edhe ngritja e një komisioni ad hoc, i cili do të përcaktojë se sa do të jetë numri i studentëve përfitues në degët prioritare.

“Në MAS do të ngrihet një komision ad hoc me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të Agjencisë Kombëtare të financimit të arsimit të lartë dhe të universiteteve publike. ky komision do të ketë si fokus apo si përgjegjësi kryesore përcaktimin e programeve prioritare dhe kuotave të financimit të programeve prioritare bazuar në një”.

Por të gjithë ata studentë të cilët janë në universitet dhe kanë zgjedhur degët prioritare një vit më parë do të vijojnë të marrin bursën e plotë.

“Për studentët që janë në proces dhe kanë hyrë apo kanë bërë regjistrimet në programet prioritare me VKM e shkuara do të mbajë bursën e plotë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH