Sociale

Rikthehet i ftohti dhe reshjet e dëborës, si parashikohet MOTI ditën e MARTË

Shkruar nga Liberale

Rikthehet i ftohti dhe reshjet e dëborës, si parashikohet MOTI

Për ditën e martë parashikohen kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet  me vranësira e kthjellime nga orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën e parë të ditës kryesisht në jug dhe pas një ndërprerje të përkohshme për tu riaktivizuar nga orët e mbrëmjes kryesisht përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në veriperëndim me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në lartësitë mbi 1000-1200metra reshje bore me intensitet të ulët Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5 m/sek, shoqëruar me valëzimi në dete të forcës 1 ballë.                                                                                                                                                    

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH