Sociale

Rezultate të shkëlqyera, shqiptari garon në finalen kombëtare të kampionatit të matematikës në Itali

Shkruar nga Liberale

Rezultate të shkëlqyera, shqiptari garon në finalen

Një shqiptar në Itali ka arritur të shkëlqejë duke arritur rezultate të larta mësimore, sipas mediave italiane.

Siç raportojnë mediat italiane Julian Lumi ka dalë i pari në matematike, në shkollën e mesme “Amedeo di Savoia” në Pistoia të Toskanës.

Gjithashtu Julian Lumi është kualifikuar për në finalen kombëtare të kampionatit të Lojërave Matematikore, që do të mbahet më 25 maj në Bocconi i cili është një universitet privat në Milano në Itali.

Ndërkohë familja e Julian Lumit nuk e ka fshehur entuziazmin për rezultatet e shkëlqyera të djalit të tyre, pas sakrificave të shumta në Itali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH