Sociale

Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, dalin jashtë funksionit Pediatria dhe Patologjia

Shkruar nga Liberale

Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e spitalit në

Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës.

Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.

Sakaq, reshjet e dendura në Pukë kanë shkaktuar problematika dhe në disa rrugë, ku ka pasur rrëshqitje të inerteve.

Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH