Sociale

Reshje shiu dhe dëbore! Ja si do të jetë MOTI për ditën e sotme dhe gjatë javës

Shkruar nga Liberale

Reshje shiu dhe dëbore! Ja si do të jetë MOTI për ditën

Për javën që presim, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Ditët e hënë e enjte dhe pjesërisht e martë moti peritet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash, ku ditën e martë në pjesën e dytë të ditës mot me kthjellime e vranësira në shtim.

E mërkura dhe e premte, mot i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.

Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH