Sociale

Reshje dëbore dhe temperatura ekstreme në Kukës, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Shkruar nga Liberale

Reshje dëbore dhe temperatura ekstreme në Kukës, ja si paraqitet

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të shoqëruara edhe me erë përfshinë pjesën më të madhe të qarkut Kukësit. 

Të gjitha akset rrugorë që lidhin tre bashkitë e qarkut me njësitë administrative janë të hapura.

Subjektet kontraktore vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet për pastrimin nga bora, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të këtyre akseve. Gjithashtu, rrugët drejt pikave doganore janë lehtësisht të kalueshme.

Në rrugën e Kombit, nga Tuneli i Kalimashit e deri në Morinë  nuk paraqiten probleme në qarkullim. Borëpastrueset kanë bërë të mundur në orët e para të mëngjesit për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Nga bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente, shkruan A2.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH