Sociale

Realizohet me sukses bajpasi aorto-koronar në QSUT, ndërhyrja e rrallë tek një pacient 73-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Realizohet me sukses bajpasi aorto-koronar në QSUT, ndërhyrja e

Në QSUT u realizua një ndërhyrje e rrallë në zemër tek një pacient 73-vjeçar me probleme serioze të veshkave dhe diabetit.

Bypassi në zemër e njohur si ndërhyrja MidCABG u realizua me një hapje minimale prej 6-7 cm duke lejuar rikuperim të shpejtë të pacientit, i cili mund te lë spitalin në gjysmën e kohës së zakonshme. Për shkak të patologjive shoqëruese, operacioni u krye duke mbajtur zemrën në punë gjatë gjithë kohës dhe pa hapur kraharorin në pjesën e përparme.

“Kjo procedurë e re i shtohet spektrit të ndërhyrjeve mini-invazive që kryhen rutinë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QSUT”, shkruan në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila falenderon edhe mbështetjen e doktorit Stak Dushaj nga Qendra Universitare e Zyrihut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH