Sociale

Rama uron Ditën e Verës me një foto nga Elbasani

Shkruar nga Liberale

Rama uron Ditën e Verës me një foto nga Elbasani

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Verës. Kreu i qeverisë ka ndarë një fotografi nga organizimet në qytetin e Elbasanit, ndërsa ka shkruar se iu uron të gjithëve një pranverë të bukur.

“Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Elbasani është kryeqendra e festimeve për ditën e Verës, pasi e ka mbajtur “gjallë” këtë festë për shekuj. Festime janë planifikuar edhe në kryeqytet ndërsa do të ketë edhe devijime në qarkullim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH