Sociale

Rama sjell “skalitjet” e dimrit në majën e Tomorit

Shkruar nga Liberale

Rama sjell “skalitjet” e dimrit në majën e Tomorit

Kryeministri Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamja fantastike nga maja e Tomorit, që këto ditë janari e mbuluar nga dëbora befason syrin me bardhësinë dhe format e skalitura nga era.

“Nga maja e Tomorit, ku dimri ka bërë skalitjet e tij për të na falur këto pamje”, u shpreh Kryeministri Rama.

Tomori përveç peizazheve mbresëlënëse si një nga malet më të lartë në vend, konsiderohet edhe si mal i shenjtë. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbërrijnë me mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga vise të tjera ku jetojnë shqiptarët. Gjerësisht mendohet se në malin e Tomorit gjendet varri i Abaz Aliut, një martir i besimit të tij.

Në majën e Kulmakut ndodhet edhe statuja e martirit mbi kalë, ndërsa era e ftohtë e dimrit dhe temperaturat e ulëta krijojnë një ansambël skulpturash akulli që tërheqin çdo fillimviti me dhjetëra të apasionuar pas ngjitjeve malore por edhe banorë të zonës./

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH