Sociale

Rama: Nga data 2 deri në 8 qershor Shqipëria mikpret Italinë për kulturën që admiron gjithë bota

Shkruar nga Liberale

Rama: Nga data 2 deri në 8 qershor Shqipëria mikpret Italinë

Nga data 2 qershor deri në datën 8 qershor Shqipëria do të mikpresë Italinë në kuadër të Javës Kulturore Italiane.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku thekson se kjo javë do të jetë e mbushur me një seri aktivitetesh, që do të përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë.

‘Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh super, koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë.’- shkruan Rama.

Poll
SHQIPENGLISH