Sociale

"Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg", studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim

Shkruar nga Liberale

"Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg",

Qeveria reduktoi afatin e punësimit të detyruar për studentët e mjekësisë, por ata vijojnë ta kundërshtojnë projektligjin e hedhur për konsultim.

Në një deklaratë për median, studentët thanë se ndihen të injoruar që ministria nuk i ka ftuar për konsultime, ndërsa paralajmëruan protesta dhe ndjekjen e çështjes në Strasburg.

‘Protesta e studentëve të Mjekësisë nuk ishte për reduktimin e viteve të punës së detyruar ishte sepse ne ishim kundër idesë së ligjit në tërësi.

Kur studentët e Mjekësisë ishin kaq të rëndësishme për Shqipërinë, pse ministritë përkatëse nuk i ftuan për diskutim studentët.

Mbajtja peng e diplomës dhe puna e detyruar nuk janë mënyra ideale të mbash mjeket në Shqipëri. Ka mënyra shumë herë më natyrale që janë investimi në sektorin shëndetësore të cilat nuk lënë vend për punë të detyruar por të dëshiruar.

Jemi drejt përfundimit të një drafti ligjor ta çojmë çështjen ën gjykata ndërkombëtare.’- u shpreh një nga studentët.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH