Sociale

Publikonte foto intime të vajzave nën 18 vjeç, mbyllet grupi “AlbKings”!

Shkruar nga Liberale

Publikonte foto intime të vajzave nën 18 vjeç, mbyllet grupi

Grupi me afro 200 mijë persona që titullohej “AlbKings” në rrjetin social Telegram ku në formë të tmerrshme cenohej privatësia e vajzave, është mbyllur përfundimisht.

Në këtë grup, shpërndaheshin foto dhe video eksplicite kryesisht të vajzave dhe grave, të dhëna personale si numri i telefonit, vendbanimi e llogaritë në rrjete sociale.

Meshkujt publikonin edhe pamje gjatë akteve seksuale me to, ku në shumicën e rasteve videot xhiroheshin pa dijeninë e tyre.

Materialet që shpërndaheshin ishin edhe të vajzave nën moshën 18-vjeçare, e në disa raste përdoruesit kanë shprehur frikën në polici për këtë veprim.

Grupi që kishte kryesisht meshkuj, publikonte edhe të dhënat e tyre personale si numrat e telefonit, emrat dhe mbiemrat dhe këto vajza denigroheshin publikisht në rrjetet e tyre sociale nga ky grup i burrave. Në këtë grup janë të shpërndara rreth 30 mijë foto dhe 20 mijë video. Grupi “Albkings” është aktiv që nga nëntori i 2022.

Rasti që u publikua para pak kohësh në redaksinë tonë lidhej gjithashtu me këtë grup, ku dy qytetarë janë munduar të punën e medias dhe kërcënuar se do të publikojnë të dhënat tona personale në grupin “AlbKings”. Ngjarja tashmë po ndiqet në Prokurori me rrugë ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH