Sociale

Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Eurovison, Basa Kokëdhima përfaqësuesja jonë

Shkruar nga Liberale

Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Eurovison,

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2024 po pritet me padurim nga adhuruesit e muzikës. Për të gjithë artëdashësit janë zbuluar datat se kur do mbahen tre netët surprizues. 

Sipas njoftimeve zyrtare nga organizatorët mësohet se finalja e festivalit do të zhvillohet në Malmö Arena, Suedi të shtunën më 11 maj dhe me gjysmëfinale të martën më 7 dhe të enjten më 9 maj.


Në listën e shteteve që do të performojnë në dy gjysmëfinalet, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të ngjitet në skenë më 9 maj.

Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten  edhe 15 shtete të  tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

Ky është edicioni  i 68-ti i Eurovison Song Contest,  pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’ vitin e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH