Sociale

Psikologia: Xhelozi e dukshme midis vjerrave dhe nuseve në Shqipëri, futen në dhomë për të parë çiftin në marrëdhënie intime...

Shkruar nga Liberale

Psikologia: Xhelozi e dukshme midis vjerrave dhe nuseve në Shqipëri,

Psikologia Eksena Qirici është shprehur se ka një marrëdhënie xhelozie të dukshëm në marrëdhëniet mes nuseve dhe vjehrrave në Shqipëri.

Ajo tha se ka shumë raste që vjehrrat hyjnë edhe në dhomën e gjumit të djalit, teksa është me nusen në momente intime.

Psikologia shtoi se këto lloj marrëdhënies sjellin edhe problematika të tjera në shoqërinë shqiptare, pasojat e të cilave i vuajnë kryesisht vajzat.

“Xhelozia në raportin nuse vjehrrë aktivizohet xhelozia, pjesa negative e kësaj lloj traume, në raport me vajzën kemi këtë kuptueshmërinë që nuk e kuptojmë dot.

Nusja shihet si edukim i një gruaje tjetër. Pra është marrëdhënie xhelozie. Shpesh dëgjoj që janë nëna që ndërhyjnë edhe në marrëdhëniet intime.

"Hapin derën në mënyrë të papritur, për të kontrolluar… Hyjnë në dhomën e gjumit, kjo është xhelozia më e madhe, kjo është arsyeja e xhelozisë. Futet në mbrëmje ose në mëngjes për të parë çiftin në marrëdhënie intime”, tha psikologia.

Komentet Qirici i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH