Kur dëgjojmë termat: ngërçe, fryrje, lodhje apo gjakderdhje, dhimbje dhe ndryshime humori, kemi të bëjmë pikërisht me menstruacionet.
Gjëja interesante është se për shumë femra nuk është dita e parë e menstruacioneve më e keqja, por e dyta. Në fakt, shkenca tani konfirmon dhe shpjegon pse kjo ditë është zakonisht më e dhimbshme.
Fjala është një: hormonet. Më specifikisht, prostaglandinat shfaqen kur nivelet e progesteronit bien në trup.
Sekretimi i prostaglandinës arrin kulmin në ditën e dytë të menstruacioneve, kur dhimbja është zakonisht më e madhe.
Prostaglandinat shkaktojnë tkurrjen e mitrës në mënyrë që të largojë indin endometrial dhe vezën e pafertilizuar çdo muaj në formën e menstruacioneve. Ato gjithashtu ngushtojnë enët e gjakut në mitër, duke reduktuar oksigjenin e indeve në mitër dhe kjo shkakton ngërçe dhe dhimbje.
Por edhe funksionimi i pjesës tjetër të hormoneve të ciklit në ato ditë të muajit ndikon në ndjenjën e keqe. Reduktimi i estrogjenit në nivelin më të ulët është ajo që mund të sjellë migrenë dhe dhimbje shpine.
Për më tepër, fluksi i gjakut në ditën e dytë të menstruacioneve është zakonisht në nivelin më të ulët, megjithëse shumë gra kanë rritje të qarkullimit të gjakut në ditën e tretë, gjë që intensifikon dhimbjet dhe ngërçet, si dhe një humor të keq.