Sociale

Provimet e Maturës/ Ndodh sërish, teza e Matematikës publikohet 30 minuta pas nisjes

Shkruar nga Liberale

Provimet e Maturës/ Ndodh sërish, teza e Matematikës publikohet

Rreth 28 mijë maturantë i’u nënshtruan sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku po testohen për Matematikën

Teza e provimit të Matematikës është publikuar në rrjete sociale rreth 30 minuta pas nisjes. Ndërkohë provimi vijon deri në në orën 12:30.

Provimet e Maturës/ Ndodh sërish, teza e Matematikës publikohet

Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike para se maturantët të nisin provimin.

Në dy testimet e para, atë të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30-40 minuta pas nisjes së testimit. Por për Ministrinë e Arsimit kjo nuk cenon procesin e provimit.

Kujtojmë se në provimin e parë atë të gjuhës së huaj kishte më pak ekselentë dhe më shumë mbetës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH