Sociale

PROTAGONISTI I DITËS/ 24 orët e një “Skënderbegasi”

Shkruar nga Liberale

PROTAGONISTI I DITËS/ 24 orët e një

Bisedoi: Reldar Dedaj

28 Marsi i 2024, shënon 79 vjetorin e themelimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Nukli i parë i nxënësve ishte 200 studentë në moshë të vogël (kryesisht 9-vjeçarë), ata qëndruan në godinën e Spitalit Ushtarak që njohim sot, për t’u zhvendosur më pas në regjimentin e ndërlidhjes dhe drejt korpusit të godinave ku mori emrin “Shkolla Skënderbej”.

Kjo shkollë mori trajtën e plotë të një shkolle sa ushtarake dhe të mesme me një program rigoroz që pas vitit 1953.

Liberale.al ka kontaktuar me zotin Lili Ndini Gjeçi, me origjinë nga Fieri, i cili ka përfunduar studimet në këtë shkollë në vitin 1978 dhe për të vazhduar më pas Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë për Gjuajtës-bombardues.

PROTAGONISTI I DITËS/ 24 orët e një

Arsyeja pse vendosëm të kontaktojmë me një nxënës të kësaj shkolle është fakti jo vetëm për të kuptuar rëndësinë që kishte dhe duhet të ketë një shkollë profesionale në vend, por shumë më tepër se kaq, ajo çfarë na shtyu më shumë se gjithçka tjetër është dëshira për të kuptuar se nga rridhte ajo disiplinë e hekurt që krijonte kjo shkollë tek brezi i ri i nxënësve të saj dhe, sigurisht, edhe aftësia për të farkëtuar shtetas me karakter të thellë patriotik, me dije të thella arsimore e me dinamizëm të pakrahasueshëm, duke afruar personalitete nga të gjitha fushat.

Shkolla ‘Skënderbej’ nuk ishte shpikje shqiptare as produkt i ndonjë ideologjie. Institucione të tilla arsimore kishin filluar në Perëndim që në shekullin e 16 dhe 17, por shumë shpejt u përhapën edhe në Lindje e më tej në të gjithë botën.

Është shkruar dhe do vazhdohet të shkruhet për rëndësinë e kësaj shkolle në vendin tonë, por Liberale.al ka menduar të sjellë për lexuesit e saj, rutinën ditore të një Skënderbegasi si një mënyrë për ta kuptuar sa më thjeshtë rëndësinë që ka pas dhe duhet të ketë disiplina rigoroze tek çdo individ, pavarësisht moshës.

Rutina ditore e një Skënderbegasi

06:00 - Zgjimi

06:00 - 06:30 - Fiskultura e mëngjesit

06:30 - 07:00 -Rregullim krevati, pastrim personal dhe rregullimi i uniformës

07:00 - 07:30 - Konsumimi i mëngjesit

07:45 – Paraqitja në klasë dhe shfletimi i ndonjë detyre

08:00 deri në orën 13:00 – Mësimi në shkollë

13:00- 13:30 – Koha e lirë

13:30-14:00 – Konsumimi i drekës

14:00 - 16:00 – Pushimi, ku dhe merreshin në të shumtën e rasteve me aktivitete personale të ndryshme

16:00- 20:00 - Studim i detyruar

20:00-20:30 - Darka

20:30-21:00 – Koha për të përgatitur uniformën si; ndërrim qafore të xhaketës ushtarake dhe pastrim personal

21:00-21:30 – Përgatitje personale për të nesërmen, ndonjë konsultë me shokët

21:30 – Kontrolli i mbrëmjes nga komandanti i kompanisë ose oficeri i shërbimit, i cili kontrollonte uniformën ushtarake të nxënësve për ditën e nesërme

22:00 – Orari i fjetjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH