Sociale

"Prodhuesit do rrisin çmimin e bukës deri në 20 lekë", flet ekspertja: Ndikim te familjet me të ardhura të ulëta

Shkruar nga Liberale

"Prodhuesit do rrisin çmimin e bukës deri në 20

Nga 1 nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tregon se çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Por kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës. Më tej ekspertja tregon se prodhuesit pohojnë se rritjen e çmimit të energjisë do ta reflektojnë në rritjen e çmimit të bukës në 15- 20 lekë. Kjo situatë sipas saj nënvizon nevojën për masa mbështetjeje për këtë sektor për të lehtësuar presionin e kostove mbi këto biznese, duke i ndihmuar të ruajnë konkurrueshmërinë dhe të ofrojnë produkte më të përballueshme për konsumatorët.

Më tej ekspertja theksoi se familjet me të ardhura nën mesatare dhe të ulëta, një rritje prej 15-20 lekësh për bukë mund të ketë një ndikim të madh, duke i detyruar të rishikojnë buxhetin e tyre dhe të ndjekin një stil jetese më të kufizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH