Sociale

Problemet që shkakton përdorimi i tepërt i kripës

Shkruar nga Liberale

Problemet që shkakton përdorimi i tepërt i kripës

Kripa nuk është e shëndetshme në momentin kur konsumohet më tepër se ç’duhet.

Nuk bëhet fjalë që ky ushqim të eliminohet plotësisht, por thjesht të mos kalohet masa në përdorimin e tij, pasi kripa ndikon negativisht në shumë sëmundje dhe jo vetëm të sistemit kardiovaskular

Mbajtja e ujit


Konsumimi i tepërt i kripës shkakton mbajtjen e ujit dhe fryrje në disa njerëz. Efektet mund të jenë jetëshkurtër nëse ulni qëllimisht marrjen e natriumit, por ato mund të ndikojnë seriozisht në veshkat në planin afatgjatë.

Ndikon në rritjen e tensionit

Njëri nga efektet kryesore të kripës është rritja e tensionit arterial. Kjo ndodh pasi kripa ndikon në mbajtjen e lëngjeve nga organizmi, gjë që shkakton presion në arterie dhe ndihmon në shfaqjen e hipertensionit, gjë që nuk duhet parë si një problem i parëndësishëm, pasi hipertensioni shkakton 62 % të problemeve kardiovaskulare dhe 42 % të sëmundjeve të zemrës.

Ndikon në veshka

Nëse konsumoni shumë kripë, nivelet e rritura të natriumit pengojnë funksionimin e qetë të veshkave të cilat nuk janë në gjendje të filtrojnë gjakun në mënyrën e duhur.

Mund të shkaktojë osteoporozë

Kripa e tepërt në ushqim për një periudhë të gjatë mund të çojë në grumbullimin e lëngjeve në indet dhe qelizat e trupit. Kjo e detyron trupin të nxjerrë kalcium, duke çuar në degjenerimin e kockave dhe osteoporozën.

Shkakton goditje në tru

Kur veshkat fillojnë të keq-funksionojnë për shkak se nuk janë në gjendje të largojnë kripën e tepërt, rezultati është presioni i lartë i gjakut i cili më pas mund të çojë në goditje në tru.

Shkakton migrenën

Konsumimi i tepërt i kripës gjithashtu shkakton dhimbje koke që mund të shndërrohen në migrenë. Këto dhimbje koke janë të shkaktuara nga dehidratimi. Ju duhet të mbani veten të hidratuar dhe të pini shumë ujë për të mposhtur efektet anësore të kripës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH