Sociale

Prindërit në dilemë, me gjyshërit apo në kopësht? Sociologia: Në parashkollor zhvillojnë aftësitë sociale

Shkruar nga Liberale

Prindërit në dilemë, me gjyshërit apo në kopësht?

Rritja e një fëmije është një sfidë për prindërit, kur angazhimet në punë u marrin një kohë të gjatë.

Ndihmesa nga gjyshërit, apo ndjekja e institucioneve arsimore duke nisur nga çerdhja shihen rrugët e edukimit.

Entela Binjaku, sociologe shpjegon se kjo zgjedhje nuk është e thjeshtë, pasi secila alternativë ka avantazhe dhe disavantazhe.

Megjithatë, Binjaku vë në dukje se institucionit japin shumë mundësi të integrimit në shoqëri.

Për Binjankun fëmijët që janë pjesë e kopshteve dhe çerdheve kanë më shumë mundësi të zhvillojnë aftësitë sociale.

Ndaj sugjeron prindërit që të jenë të kujdesshëm dhe t’i monitorojmë fëmijët për çdo sjellje te tyre pasi çdo veprim i e dyshimtë i tyre mund të kenë ndikim te to.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH