Sot, më 18 dhjetor shënohet 1 muaj nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u qëllua me thikë gjatë një sherri me bashkëmoshatarin.
Në nder të tij sot qytetarët kanë vendosur qirinj në derën e shkollës “Fan Noli”, ku ai studionte.
Sherri mes tij dhe Mario Përlleshajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, pasi është autori kryesor i dyshuar për vrasjen e adoleshentit ndodhi pas metra larg nga shkolla “Fan Noli”.
Ai u qëllua me thikë, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçe, i cili i doli në mbrojtje Luisit. Prindërit e tij një ditë më parë iu drejtuan me një letër Ambasadës Amerikane iku kërkonin drejtësi dhe përgjegjshmëri nga institucionet shtetërore në vend.
Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili pas disa ditesh qendrim në spital është transportuar jashtë vendit për mjekim më të specializuar.