Tirana dhe mbarë vendi u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarë pranë shkollës.
Ndërsa sot shokët e klasës kanë vendosur një tufë me lule në bankën e tij, e cila sot është bosh.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku u përfshinë 3 nxënës, në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Fan Noli".
Konflikti ka nisur mes viktimës dhe autorit të dyshuar, të cilët ishin në të njëjtën klasë.
Mësohet se sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës, çka i mori jetën 14-vjeçarit.