Sociale

Po ngrohet koha! A mund të vishni shapka në punë?

Shkruar nga Liberale

Po ngrohet koha! A mund të vishni shapka në punë?

Në një ditë pune, ju i shpenzoni mesatarisht 14 minuta duke i zgjedhur rrobat të cilat do të vishni.


Përderisa përzgjedhja e rrobave mund të jetë konsumuese e kohës, ekziston edhe një problem tjetër: shumica prej nesh nuk jemi të sigurt se çfarë rrobash i përshtaten një vendi të caktuar të punës.

Një anketim me 2,000 britanikë ka zbuluar se 9 për qind e grave janë urdhëruar nga shefat të shkojnë në shtëpi ta ndërrojnë veshjen sepse atyre nuk i'u është dukur e përshtatshme për vendin e punës.

28 për qind e punëtoreve femra thonë se kanë pranuar komente të padëshiruara për pamjen e tyre.

Ndërsa një hulumtim tjetër thotë se 16% e grave janë këshilluar nga mbikëqyrësi të mos veshin më rroba “provokuese”. 15 për qind e femrave besojnë se ekzistojnë paqartësi sa i përket kodit të veshjes në vend të punës.

Sipas anketimeve të ndryshme, këto janë gjërat e gardërobës të cilat janë më të papranueshmet në një vend të punës:

 

1. Fundet e shkurtra

 

2.Syzet sipër kokës

 

3.Bluzat me slogane të ndryshme

 

4. Xhinset e grisura

 

5. Sandale apo shapka me gis

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH