Sociale

Po ju krijohet anth dhe presion nga trupi i verës? Ja çfarë duhet të bëni

Shkruar nga Liberale

Po ju krijohet anth dhe presion nga trupi i verës? Ja çfarë

Nëse ka një periudhë të vitit kur gocat ndihen më shumë se kurrë nën presion është afrimi i verës. Plazhi, rrobat e banjës, ekspozimi në diell dhe veshjet e lehta bëjnë që të gjithë të ndihen më shumë nën presionin për linjat që nuk janë aspak afër dimensionit perfekt.

Psikologia Alexis Conason thotë se gjithnjë duhet t’i kujtoni vetes se nuk është trupi problemi juaj, por presioni i jashtëm që shkatërron vetëbesimin dhe sigurinë te vetja.

“Kur bëhen biseda për dietat dhe trupin perfekt, kujtoni faktin se ka një industri multimiliardë dollarëshe për humbje peshe duke i bërë njerëzit të besojnë se ka diçka që nuk shkon me trupin e tyre,” thotë Conason.

Asnjë trup nuk është perfekt, ndaj mbani mend se pavarësisht stinëve, gjithnjë duhet të jeni mirënjohës për atë që natyra dhe ju vetë keni investuar ndër vite e që quhet trup dhe organizëm.

Ja tri gjëra që mund t'ju ndihmojnë për të hequr disi nga shpatullat “barrën” e presionit për trupin e verës.

#1 Mos e “furnizoni” trurin me prurjet vetëm nga mediat sociale

Thuajse të gjitha rrjetet sociale japin një dimension të rremë të bukurisë duke i bërë njerëzit të ndihen keq me veten pasi shohin foto dhe video me trupa super të kuruar dhe linja perfekte. Sugjerimi i profesionistëve është që të mos “furnizoheni” vetëm me produktin që vjen nga media sociale, por ta shihni vetëm si argëtim për të kaluar kohën dhe jo si trysni që ju shtyn drejt mendimeve negative në raport me trupin dhe pamjen tuaj.

#2 Kujtojini vetes se trupi nuk është problemi juaj

Mos u tundoni nga reklamat dhe fushatat e marketingut për regjimet ideale ushqimore, trupat perfekt apo ilaçet e dobësimit, sepse pas tyre ekziston një industri e tërë që nuk do të thotë domosdoshmërisht trup perfekt. Trupi nuk është problemi, por mendimet tuaja. Ndaj, mësoni të kanalizoni presionin e jashtëm që vjen nga të gjitha burimet dhe vlerësoni fizikun që keni, pavarësisht stinës qoftë verë apo dimër.

#3 Tregojini trupit tuaj pak mirënjohje

Ne jetojmë në një kulturë që na mëson ta shohim veten si motor të gatshëm për punën, angazhimet në familje, fëmijët dhe gjithçka tjetër në kufijtë e të ndjerit produktivë gjatë gjithë kohës. Papërsosmëritë janë pjesë e jetës, por jo deri në atë pikë sa t’ju fundosin, sidomos për aspektin estetik dhe pamjen e jashtme. Ndaj, jeni mirënjohës/e për trupin dhe linjat që keni, pa e vrarë mendjen për perfeksionin që reklamojnë rrjetet sociale, televizioni, reklamat etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH