Sociale

Peugeot së shpejti prezanton modelin e ri me shtatë ulëse

Shkruar nga Liberale

Peugeot së shpejti prezanton modelin e ri me shtatë ulëse

Peugeot ka njoftuar se do të zbulojë SUV-in e ri elektrik E-5008 me shtatë ulëse në mars, dhe ka dhënë një vështrim të brendësisë së tij.

E-5008 përmban evolucionin më të fundit të konceptit i-Cockpit të Peugeot me ekranin modern që kombinon panelin e instrumenteve dhe ekranin qendror info-argëtues.

Në brendësinë e tij përfshihet edhe një ekran tjetër që ofron butona të personalizueshëm, ose siç i quan marka, ‘i-Toggles’, shkruajnë mediat e huaja.

Këta butona sigurojnë qasje të shpejtë deri në dhjetë nga funksionet më të përdorura nga shoferi si navigimi, thirrja e ndonjë kontakti, ose rregullimi i temperaturës.

Karakteristikë e modelit të ri nga Peugeot është edhe timoni relativisht i vogël.

Ajo që e lejon markën franceze të mburret më së shumti me modelin e ri, është komoditeti që e ofron ai me shtatë ulëse.

Ashtu si varianti i kaluar 3008, edhe E-5008 do të përdorë platformën STLA Medium, andaj do të jetë në dispozicion me të njëjtat konfigurime baterie dhe motorike. Kjo do të thotë se do të përmbajë një bateri 79 kWh.

Detajet dhe specifikat e tjera marka do t’i zbulojë javët e ardhshme. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH