Sociale

"Përvëlohet" vendi! Në fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë

Shkruar nga Liberale

"Përvëlohet" vendi! Në fundjavë temperaturat do

Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterrez kemi nevojë urgjente për daljen nga autostrada drejt ferrit klimatik.

Vala e fundit e të nxehtit me origjinë afrikane që ka përfshirë vendin tonë pritet që ta ngrejë zhivën e termometrit këtë javë deri në 43 gradë Celcius.

“Grupmoshat më problematike gjatë verës janë nga 0-4 vjeç dhe pacientët mbi 70 vjeç. Vëmë re që në këto ditë të nxehta na shtohen edhe pacientët e moshave 20, 30, 40 vjeç, që kanë problematika akute. Ankohen për të vjella, diarre, dhimbje koke, dhimbje fyti apo kollë”, shprehet mjekja e përgjithshme, Marina Gjana.

Rekomandojmë hidratim me ujë kryesisht, jo me lëngje me ngjyrues dhe sheqer, të vishemi me ngjyra të hapura, të pambukta dhe lino, të shmangen lëvizjet në pikun e diellit nga ora 11 deri në orën 17. Të konsumojmë sa më shumë perime, fruta, supë, dhe shmangie të produkteve hiperkalorike dhe hiperproteinike si mishi, brumrat, ëmbëlsirat. Sa më pak ose mundësisht shmangie të kafesë, alkoolit dhe duhanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH