Sociale

Përtej oqeanit/ Një gruaje, NËNE SHQIPTARE, Suela Saliajt iu shua jeta në mes nga dora e ish-bashkëshortit

Shkruar nga Liberale

Përtej oqeanit/ Një gruaje, NËNE SHQIPTARE, Suela Saliajt iu shua

Një ngjarje tronditëse u raportua mëngjesin e sotëm përtej oqeanit, me protagoniste, fatkeqe, një 32-vjeçare shqiptare. Suela Saliaj, nënë e një vajze të mitur u vra mizorisht nga dora e ish-bashkëshortit të saj, Renato Muhaj, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku ajo kishte menduar të realizonte ëndrrat e saj. 

Një fenomen ky po aq tragjik, edhe i përsëritur, jo vetëm që nuk mund të ndalet, por duket sikur dita-ditës këto ngjarje makabre “po marrin jetë”, a thua se jemi në epokën, ku jeta e grave është në rrezik si asnjëherë më parë?

I tillë ishte fati dhe për Suelën, e cila prej vitesh kishte emigruar në SHBA, së bashku me familjen e saj,

32-vjeçarja, tashmë e ndjerë, punonte si bankiere në SHBA, ndërsa në profilin e saj në Linkedin, e reja listonte një sërë aftësish të saj si: drejtuese dege, mentore, menaxherere e financave, ndërkohë që kishte më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka, si dhe kishte marrë edhe certifikata vlerësimi.

Përpos krimit, ku i mori jetën ish-gruas së tij, 34 vjeçari nuk u mjaftua me kaq, por rrëmbeu vajzën e vogël, 8 vjeçe dhe u arratis sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Jo më larg se muaj më parë, një krim i rëndë ndodhi brenda familjes me 4 viktima, i cili tronditi Nju Jorkun ditët e para të Janarit 2024.

Oficeri i policisë Uatson Morgan në rrethana ende të paqarta vrau gruan e tij me origjinë shqiptare e cila u identifikua na medie si Ornela Rori, dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç dhe më pas vrau edhe veten./ A.Mënalla/ Liberale

Poll
SHQIPENGLISH