Sociale

Përse njerëzit po harrojnë më shumë pas Covid? Mjeku tregon dy arsyet kryesore

Shkruar nga Liberale

Përse njerëzit po harrojnë më shumë pas Covid? Mjeku

Mjeku Ilir Allkja përmes një video që ka ndarë në rrjetet sociale, ka treguar se si mund ta përmirësojmë nivelin tonë të oksigjenit në trup.

Ai tha në “Good Morning Albanians” në Euronews, se që pas Covid 19, një nga simptomat e zgjatura që po përjetojnë njerëzit është edhe harresa. Kjo pasi shumë persona nuk mbajnë mend as gjërat elementare apo harrojnë edhe emrat e personave te njohur apo vendeve që i dinin më parë.

“Mungesa e oksigjenit në trup është shkak për një sërë problemesh dhe komplikimesh shëndetësore", tha mjeku.

“Në kohën e pandemisë së Covid 19, kam parë plot pacientë në urgjencë të cilët shfaqnin edhe shumë simptoma neurologjike. Persona të profesioneve dhe moshave të ndryshme kanë nisur të kenë probleme me memorien, nuk mbajnë mend emra, vende, njerëz të ndryshme. Kanë probleme me kujtesën afatshkurtër.

Në hulumtimet që unë kam bërë, kam parë që dy janë faktorët kryesorë në sëmundjet degjenerative të trupit. Janë infeksionet virusale të ndryshme, përfshirë dhe Covid 19 dhe mangësitë në oksigjenë”,-tha mjeku Allkja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH