Sociale

Përmbytje katastrofike në Krujë, shkaktohen dëme të mëdha bujqësore

Shkruar nga Liberale

Përmbytje katastrofike në Krujë, shkaktohen dëme të

Gjatë natës së kaluar në fshatin Murqinë të Njësisë Administrative Bubq janë përmbytur disa ha tokë bujqësore.

Prurjet e mëdha nga reshjet e dendura të shiut, gjatës ditës së martë, në mbrëmjen e kaluar Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe toke bujqësore, ndërsa ende disa familje ndodhen të izoluar nga prania e ujit në rrugë.

Reshjet janë ndaluar gjatë natës dhe ka filluar largimi i ujërave në parcelat e fermerëve.

Lumi Ishëm prej vitesh sjellë të tilla probleme për fermerët e kësaj zone, mbetet emergjente ndërhyrja në pastrimin e këij lumi dhe kanalet kulluese në parandalimin e përmbytjeve në disa fshatra të njësisë Administrative Bubqit në Krujë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH