Sociale

Përgjimet e prokurorisë/ Ja si merren notat në universitetet Publike! Studentja-pedagoges: Të kam sjellë një thes me patate…

Shkruar nga Liberale

Përgjimet e prokurorisë/ Ja si merren notat në universitetet

Detaje të tjera dalin nga skandali i provimeve që shoqërojnë universitet tona publike. Ato shpesh pretendojnë për cilësi, ndërkohë që provat më të fundit nga prokuroria tregojnë se nota mund të konvertohet në një thes me patate.

Gjashtë pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan u prangosën për korrupsion, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Por duket se pedagogët në fjalë, nuk kanë marrë vetëm para për të kaluar studentët e tyre nëpër provime, por… edhe patate.

Kështu së paku rezulton në dosjen e Prokurorisë, ku zbardhet një bisedë mes njërës prej të arrestuarve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia lerë.

Peokuroria, në pranga ranë pedagogët:
1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
Në kërkim
1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH