Sociale

Për ditët super të nxehta që na presin: 8 ushqime që do të të hidratojnë

Shkruar nga Liberale

Për ditët super të nxehta që na presin: 8 ushqime që do

Moti nuk do tregohet shumë i mëshirshëm dhe temperaturat e larta janë gati për të na dehidratuar, por ne do të bëjmë ç’kemi në dorë për të qëndruar në formë dhe të hidratuar. Pikërisht për këtë, na ndihmojnë:

Përbëhet nga 92% ujë dhe përmban edhe vitamina C, A dhe magnez. 

Përmban rreth 96% ujë dhe u jep shumë shije pjatave!

Një sallatë e përzier me produkte të freskëta nuk është vetëm një vakt i shijshëm, por edhe një mundësi e mirë për hidratim. Në thelb, sallata jeshile është thjesht "ujë jeshil".

Nëse jeni duke bërë një sallatë, gjithashtu mund të hedhësh disa domate. Ato përmbajnë shumë ujë, por edhe kalium - i rëndësishëm nëse humb shumë nga ky mineral duke u djersitur.

Luleshtrydhet kanë 91% ujë. Fruti i mbushur me fibra përmban gjithashtu shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Pjeshkat përbëhen nga rreth 90% ujë. Mund t'i presësh në copëza dhe t'i përziesh me kos, duke bërë një kos të shijshëm frutash (shto sa fruta të duash).

Pjeprin mund ta përdorësh kudo në sallata, si vakt i vogël pasditeje (snack), në plazh, në drekë apo në mbrëmje. Përbëhen nga 90% ujë dhe janë të mbushura me vitaminë A. 

Përveç vitaminës C, portokallet përmbajnë 86% ujë, pra ndonëse është opsion më pak hidratues, mbetet i shijshëm për t'u konsumuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH