Sociale

Peleshi: 444 kuota të disponueshme për të rinjtë për t'u bërë pjesë Forcave të Armatosura

Shkruar nga Liberale

Peleshi: 444 kuota të disponueshme për të rinjtë për

Forcat e Armatosura kanë 444 kuota të disponueshme për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e tyre.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bëri sot thirrje të rinjve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e FA.

Nën moton “Ti ke fuqinë të nderosh kombin!”, Forcat e Armatosura kanë nisur regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë, duke ofruar kushte, pagesë dhe trajtim dinjitoz për çdo të ri deri në 30 vjeç.

Peleshi theksoi se, “me 444 kuota të disponueshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe të mirëpaguar, si dhe për të përmbushur një mision të shenjtë në shërbim të atdheut”

Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informacion rreth procedurave, kritereve, afateve, testimeve dhe kontakteve të nevojshme, në linkun: https://www.mod.gov.al/rekrutim/ 

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 26 gusht 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH