Sociale

Pasi 180 mijë tonë rërë mbuluan qiellin e Zvicrës, pluhuri i Saharasë rikthehet nesër në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Pasi 180 mijë tonë rërë mbuluan qiellin e Zvicrës,

Qytetarët zvicerianë u shqetësuan shumë nga grimcat ranore nga shkretëtira e Saharasë që mbuluan lehtësisht vendin e tyre.  Zvicra deri më tani ka qenë vendi më i prekur nga ky fenomen, pasi sipas meteorologut zvicerian Roman Brogli rreth 180 mijë ton pluhur nga Saharaja ka pushtuar qiellin dhe ajrin në Zvicër.

Sa i përket vendit tonë, Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë). Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH