Në Katedralen e ‘Shën Palit’ në Tiranë po mbahet mesha e shenjtë. Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve. Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët nesër festojnë Pashkët. Kardinali Ernest Troshani dhe Monsinjor Angelo dhanë mesazhet e tyre për paqe, harmoni e begati.
Në mesazhin e tij Imzot Arjan Dodaj e vuri theksin te inteligjenca artificiale. Ai tha se teknologjia duhet vënë në shërbim të njerëzve dhe jop ta zëvëndësojë atë duke krijuar tekno-njeriun.
E diela e nesërme për të gjithë besimtarët katolikë është dita e Ringjalljes së Krishtit. Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit.
Edhe Liberale.al i bashkohet urimeve duke uruar të gjithë besimtarët katolikë: Gëzuar Pashkët! /Liberale.al/ L.M