Sociale

Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat

Shkruar nga Liberale

Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja çfarë pritet

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intenistet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 28 °C                                                                                                                                                    

në zonat e ulëta 14 deri  30°C                                                       

në zonat bregdetare 15 deri 29 °C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH