Sociale

Pandemia e vetmisë: Duhen fajësuar rrjetet sociale?

Shkruar nga Liberale

Pandemia e vetmisë: Duhen fajësuar rrjetet sociale?

E mira kryesore që kanë rrjetet sociale në jetën tonë është fakti që mund të na lidhin me njerëzit në të gjithë botën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, por kanë edhe një të keqe të madhe që lidhet me “epideminë e vetmisë”.

Kjo lloj vetmie ka ndërhyrje më të gjera për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Nuk është e vështirë të kuptosh se si ajo çon në depresion, një problem në rritje në të gjithë botën. Tek të rriturit e moshuar, vetmia rrit rrezikun e zhvillimit të demencës, ndërhyn në aftësinë e tyre për t’u kujdesur për veten dhe rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vetmia lidhet edhe zvogëlimin e jetëgjatësisë. Tek adoleshentët dhe të rinjtë, vetmia rrit gjasat për dhimbje koke, dhimbje stomaku, shqetësime të gjumit dhe përdorim kompulsiv të internetit.

Sipas një studimi të realizuar nga BBC, gjysma e popullsisë në Britani pranon se ndihet e izoluar në një pikë të jetës. 7% e grave raportojnë se ka një ndjesi kronike vetmie. Sudimi, gjithashtu, tregon se gratë janë më të prirura për të pranuar se kanë ndjerë vetmi.

Studimet më të hershme për këtë temë flisnin për prekje më të gjerë nga pandemia e vetmisë te moshat më të mëdha, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe të rinjtë janë më të prirur për të përjetuar të njëjtën ndjesi, akoma më të theksuar, aq sa ndikon në ndërveprimin me njerëzit.

Psikoterapistët e shpjegojnë lidhjen e ngushtë që kanë njerëzit me rrjetet sociale duke theksuar se prezenca online është një maskë e secilit ku tregohen vetem momentet e lumtura dhe kërkohet validim për gjithçka që postohet, duke nxitur një sërë faktorësh negativ emocionalë.

Psikologët konfirmojnë se sado pozitive të jenë shkëmbimet në rrjete sociale, asgjë nuk zëvendëson ndërveprimin real njerëzor. Thënë kjo, gjysma e mbi 3,000 njerëzve të pyetur nga “Pernod Picard”, ka pranuar se marrëdhëniet e tyre me miqtë janë bërë sipërfaqësore prej ndikimit nga rrjetet sociale.

Psikologët theksojnë se vetmia prek çdo fushë të jetës dhe ndalon rrjedhën normale të saj, pavarësisht moshës. Ata bien në një mendje kur thonë se rrjetet sociale janë flluska që e ushqen vetminë dhe që merr në kontroll jetën e shumë personave, sepse në nivel praktik mund të mbushë mendjen me material virtual që ushqen ndjesitë e dëshpërimit dhe izolimit aq shumë saqë bëhet e vështirë të dalësh prej tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH