Sociale

Pamje nga liqeni i Komanit/ Turistët, të mahnitur nga bukuritë e natyrës, të zhgënjyer nga ndotja!

Shkruar nga Liberale

Pamje nga liqeni i Komanit/ Turistët, të mahnitur nga bukuritë e
Të mahnitur nga bukuria e vendit, por të zhgënjyer nga ndotja, shprehen vizitorët e shumtë të këtij liqeni. Lumi i Shalës i cili buron nga Parku Kombëtar Thethit, udhëtimi zgjat 1 orë e gjysmë me varkë apo anije nga diga e Komanit dhe është ndër më të frekuentuarit e ditëve të fundit.

Denoncimet kanë qenë të shumta. 38 km vijë ujore e liqenit të Komanit, është i mbushur nga mbeturina, kryesisht plastike. Kjo ndotje vjen në një kohë ku numri i turistëve vendas dhe të huaj është rritur ndjeshëm në zonë.
Ndotjet vijnë në një kohë kur korriku ka sjellë një fluks të lartë turistësh, që frekuentojnë lumin e Shalës, liqeni i Komanit nga stacioni ku nisen tragetet në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht.
Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare. Kudo ndodhen mbeturinat, sidomos ato plastike, ndërkohë që dhjetëra anije dhe tragete udhëtojnë në këtë lum drejt liqenit të Shalës.
Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë shqetësim, por pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.

“Më pëlqen vendi, por shumë pis. Kur erdha para dy vitesh, ishte shumë pastër. Për atë pastërti erdha. Me këtë pisllëk nuk vij më”, tha një turiste.
“Është për herë të parë, pamja shumë e bukur. Udhëtimi shumë i mirë, por janë mbeturinat e shumta. Nuk e di arsyen pse, por shteti duhet të marrë masa. Krijon imazh shumë të keq”, tha një tjetër turist.

Poll
SHQIPENGLISH