Sociale

Pagat e MËSUESVE 950 euro/  Manastriliu: Rritjen më të madhe e përfitojnë mësuesit e ciklit fillor

Shkruar nga Liberale

Pagat e MËSUESVE 950 euro/  Manastriliu: Rritjen më të

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu foli pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të ministrave, ku njoftoi se rritja e pagave që fillon nga 1 Korriku, do të përfshijë rreth 30 mijë punonjës në sistemin arsimor.

Ajo deklaroi se rritjen më të madhe e përfitojnë mësuesit e ciklit fillor, duke theksuar se nga reformat e reja në arsim, paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro. 

"Paga mesatare rritet me 18 mijë lekë të reja apo në 3 paga në vit. Paga mesatare e mësuesve shkon në 950 euro. Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm, të lartë që ka vjetërsinë mbi 15 vite pune eksperiencë do të shkojë nga 79 mijë e 800 lekë në 98 mijë e 500 lekë. Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët shkon nga 75 mijë në 96 mijë lekë. Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë mësuesit e ciklit fillor. Mësuesit me mbi 15 vite pune eksperiencë shkon nga 72 mijë e 400 lekë në 95 mijë e 200 lekë.", tha Manastirliu.

Poll
SHQIPENGLISH