Sociale

Njihuni me burrin që VISHET më bukur! Profesori nga Elbasani: Dua të mbahem mend gjatë për kostumet, unë dhe Rama kemi kaq shumë...

Shkruar nga Liberale

Njihuni me burrin që VISHET më bukur! Profesori nga Elbasani: Dua

Profesori i muzikës nga Elbasani, Taulant Monçi ka pasion të vishet dhe të duket bukur.

Ai rrëfeu sor për emisionin “Vizioni Pasdites” se si lindi pasioni i tij për t'u veshur bukur dhe për të kuruar pamjen e tij në detaje. 

Profesorii 71 vjeçar  tha se ka plot 79 kostume në garderobën e tij dhe se asnjë prej tyre nuk është njësoj, pasi çdo kostum ka të veçantën e tij.

“Vetëm unë dhe Edi Rama kemi kaq shumë kostume”, tha profesori i muzikës me nota humori. 

Një detaj i veçantë në veshjen e tij, ka të bëjë pikërisht me kombinimin e ngjyrave. Kostumet të kombinuara me një ngjyrë janë të preferuarat e profesorit. Madje profesori kombinon ngjyrën e kostumeve me biçikletat.

"Dua të mbahem mend si një burrë që vishem bukur, që kur isha fëmijë nëna më mësoi të bukurën. Kam pas fatin e mirë që nëna me edukoi. Babi më dhuroi nikoqirllëkun pastërtonë, nëna të bukurën si rrobaqepëse që ishte.

Mundohem ta mirëmbaj bukurinë, deri sa të jem gjallë e bukura te unë do të mbesi. E bukura është në çdo sekond në shtëpinë time.. Unë kam lind për qejf, mos me jep të ha, më bini një gotë raki…unë marr 6 muaj jetë nga kjo vazo e bukur."- u shpreh Taulant Monçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH