Sociale

Një milion euro, çfarë e bën këtë makinë Alfa Romeo kaq të kushtueshme

Shkruar nga Liberale

Një milion euro, çfarë e bën këtë makinë

Nëse e doni Alfa Romeo, kjo do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.

Totem Cars prezanton GT Alleggerita Modificata – padyshim Alfa më e mirë që keni parë ndonjëherë.

Është një GT Super më i lehtë, por në të njëjtën kohë më i fuqishëm. Pamja e modelit Alfa Giulia Sprint GT mbetet dhe puna për prototipin është ende duke u zhvilluar.

Kjo do të jetë një veturë ultra e rrallë, pasi do të ndërtohen vetëm pesë copa.

Do të kushtojë 1.1 milion euro. Dizajni dominohet nga karboni dhe elementët e bërë prej tij.

Ka drita të reja LED, si dhe një sistem frenimi Brembo.

Kjo veturë do të fuqizohet nga një motor 3.2-litër twinturbo V6, i cili është rafinuar dhe tani ka 810 kuaj/fuqi me 730 Nm çift rrotullues maksimal.

Masa e tij është 1086 kg, ndërsa “100 km/h” e arrin për 2.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është më shumë se 300 km/h.

Ende nuk është zbuluar brendësia e modelit, por raportohet se ka ulëse sportive të mbështjella me lëkurë. 

Një milion euro, çfarë e bën këtë makinë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH