Sociale

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët! Ja afati deri kur mund të tërhiqet

Shkruar nga Liberale

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për

Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, premtim ky i cili u njoftua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Bonusi mund të tërhiqet bashkë me pensionin dhe afati për ta marrë është deri në qershor 2025.

Ministri Blendi Gonxhja deklaron se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse, nga të cilët:

13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare;

5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë;

“Të nderuar pensionistë, ju njoftojmë se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025!”, deklaron ministri.

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH